Home / Lajme / Rajon / Rama: Reformat e bëjnë shtetin të fort

Rama: Reformat e bëjnë shtetin të fort

Turi i Partisë Socialiste “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” u ndal në qytetin e Sarandës, aty ku kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është e gatshme të çojë përpara me kurajo reformat që janë ndërmarrë që nga viti 2013.

“Të çojmë përpara me kurajo të madhe reformat që kemi ndërmarrë. Mungesa e reformave bëri që drejtoritë arsimore të ktheheshin në strofulla parash, spitalet në farmaci korrupsioni dhe sektorët e jetës sonë të kapeshin nga metastazat e kancerit të keqqeverisjes. Reformat e bëjnë shtetin të fortë”, tha kreu i qeverisë në fjalën e tij.

Më herët, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, premtoi se në janarin e vitit të ardhshëm do të inaugurohet unaza energjitike e jugut, me anë të së cilës do të zgjidhet problemi i furnizimit me energji në këtë zonë.

“Sektori energjitik ishte në buzë të humnerës. Nuk them se për dy vjet janë bërë mrekullira, por gjërat po ndihen për shkak të punës së mirë. Në janar do të inaugurojmë unazën energjitike të jugut dhe nuk do të ketë më probleme me furnizimin me energji në këtë zonë. Ndërsa në vitin 2016 do të pajisen të gjithë me matësa për të zhdukur faturimin aforfe”, premtoi Gjiknuri.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *