Home / Lajme / Maqedoni / Raport i USAID-it për përshtatje të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike

Raport i USAID-it për përshtatje të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike

Projekti i USAID-it për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike sot në Shkup do të prezantojë raport gjithëpërfshirës për konstatimet e marra nga testimi trevjeçar i praktikave efektive dhe të pagueshme që do t’iu ndihmojnë fermerëve ta zvogëlojnë cënueshmërinë e prodhimtarisë bujqësore në kushte të ndikimit negativ nga ndryshimet klimatike.

Projekti ka përfshirë 17 fermerë të ndryshëm që të konfirmohen masat më efektive adaptuese, kumtoi zyra e USAID-it në Shkup.

Në prezantimin e raportit është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov dhe i drejtorit të USAID-it në Maqedoni Xhejm Stajn.

Profesorë nga Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim dhe Instituti bujqësor do të mbajnë prezantime për rezultatet e masave për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike në pemëtari, vreshtari dhe kopshtari.

Projekti i USAID-it për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, filloi të zbatohet në muajin prill të vitit 2012 nga ana e Rrjetit për zhvillim rural të RM-së. Përmes punës së përbashkët me fermerët në drejtim që të zhvillohen dhe shpërndahen teknologji dhe praktika të dobishme për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe përmes zbatimit të fushatave gjithëpërfshirëse për ngritjen e vetëdijes publike, projekti ka për qëllim t’i zvogëlojë dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në sektorin bujqësor dhe në këtë mënyrë t’iu ndihmojë fermerëve ta ruajnë nivelin e të ardhurave.

Aktivitetet projektuese janë të fokusuara në zonën mesdhetare, duke e përfshirë rajonin e Vardarit në disa pjesë të rajonit të Strumicës dhe Gjevgjelisë – rajone të pasura bujqësore të cilat janë nën ndikim të madh të ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *