Home / Kryesoret / RDK:Të rikthehet sundimi i ligjit në vend

RDK:Të rikthehet sundimi i ligjit në vend

Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti mbledhje të rregullt të Kryesisë Qëndrore ku u diskutua rreth shumë çështjeve të aktualitetit politik në vend, kriza e thellë politike, si dhe çështje tjerra të aktualitetit politik.

Në këtë mbledhje të Kryesisë Qëndrore dominoi tema e krizës së thellë politike dhe situatës së përgjithëshme në vend dhe u theksua se kjo krizë ka lënë dhe do të vazhdoj të lë pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë për një periudhë të gjatë kohore, pavarsisht se si do të përfundoj kjo krizë. Pasojat e kësaj krize nuk japin shpresë se vendi është i përgatitur për zgjedhje dhe për këtë shkak vendi nuk mund të shkoj në zgjedhje pa u thënë fjala e fundit në zgjidhjen e problemeve kruciale që erdhën si pasojë e krizës së thellë politike. Deri më tani sëpari janë mbajtur zgjedhje për t’u zgjidh problemet e vendit, por me dështime masive, ndërsa tani sëpari duhet të zgjidhen çështjet kruciale të vendit dhe më pas të shkohet në zgjedhje.

Kryesia Qëndrore e RDK-së fton të gjith institucionet e vendit, komunitetin ndërkombëtarë, dhe të gjith njerëzit e arsyeshëm të subjekteve të ndryshme politike për seriozitet në rikthimin maksimal të sundimit të ligjit në vend sepse në të kundërtën vendi shkon drejt një humnere me pasoja të rënda për shoqërinë në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *