Home / Lajme / Maqedoni / Reagim i Shoqatës së Punësuarve Shqiptarë në Administratë

Reagim i Shoqatës së Punësuarve Shqiptarë në Administratë

Reagim i Shoqatës së Punësuarve Shqiptarë në Administratë

Komunat shqiptare kanë nevojë për punësime të reja

Se edhe gazetaria hulumtuese mund të keqpërdoret për qëllime të caktuara, mbase me qëndrime aspak humane, tregon edhe shkrimi me titull “Sa miliona euro paguajnë qytetarët e Maqedonisë për punësimet partiake?” , i realizuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia dhe të ekipit hulumtues Nga afër”.

Për ata që e dinë se çfarë është shkrimi gazetaresk, nuk do ta kenë fare të vështirë të konstatojnë se në këtë shkrim nuk ka asgjë hulumtuese, por vetëm hedhje baltë, pa bërë as edhe tentimin më të vogël për ta trajtuar problemin e shtruar në mënyrë reale, duke bërë disa krahasime të pashmangshme mes të kaluarën dhe të sotmen, sidomos kur bëhet fjalë për komunat me shumicë shqiptare.

Autorët e këtij “hulumtimi” tendencioz bëjnë përpjekje ta mashtrojnë opinionin duke u ofruar “fakte” vetëm për punësime nëpër komuna prej vitit 2006 e deri më vitin 2015, ndërkaq jo edhe fakte se sa në ndërkohë, gjatë kësaj periudha, janë larguar për shkaqe të ndryshme (p.sh. pensionim, vdekje, largim jashtë vendit e kështu me radhë).

Brenda kësaj periudhe ndodhi edhe ajo që ishte premtuar: ndërrimi i raporteve të përfaqësimit të shqiptarëve në komunat shqiptare. Dhe ky ndryshim, bie fjala në Çair, Kërçovë, Strugë e gjetiu, u bë me punësimin e shqiptarëve, thjesht për ta bërë të vërtetën ireale, në të vërtetë reale, të drejtë dhe të ndjeshme, sepse formë tjetër, për ta përmirësuar padrejtësinë historike, nuk pati.

Punësimet e shqiptarëve assesi nuk mund të vendosen në të njëjtin kandar me punësimet e maqedonasve, edhe për periudhën të cilën e trajtojnë “hulumtuesit” e SCOOP dhe NGA AFËR, sepse dallimi është drastik.

Në këtë kandar, çuditërisht, ndonëse nuk habit fare, i vë Abdylmenaf Bexheti, i cili, në kontekst të shqiptarëve, shpik kategorinë e punësimeve partiake dhe “nuk njeh” punësime tjera. Bexheti shkon edhe një hap më tej në shfryrjen e mllefit të tij të njohur dhe thotë: “të punësuarit punojnë vetëm për partinë”!

Bexheti e di fare mirë se pse u shtua numri i të punësuarve në administratë. E di, por nuk ia ka ëndja ta pranojë. Në ndërkohë komunave iu shtuan obligimet dhe kompetencat dhe bënë atë që në kohën e Bexhetit dhe të partive të tij (LSDM – PPD) nuk u bënë: ndodhi procesi i legalizimit, urbanizimi dhe implementimi i ingrencave të reja, gjithnjë sipas Ligjit të decentralizimit.

Ja dhe një pyetje për Abdylmenaf Bexhetin: Si mund të operojë Universiteti i tij (UEJL), ku ka më shumë administratë sesa profesorë? Por, edhe një pyetje tjetër: si ishin komunat shqiptare para 2006, kur ato (komunat) me 90 për qind popullatë shqiptarë, në administratë përfaqësoheshin me 10 deri 20 për qind të punësuar shqiptarë?

Është i kuptueshëm shqetësimi i Bexhetit, sepse në kohën kur ai ishte në Qeveri (LSDM – PPD), Kërçova dhe Struga, por edhe komunat tjera me shumicë shqiptare nuk frymonin shqip, kurse tani pas më shumë se gjashtë dekada, në këto komuna sërish kthehet shqipja.

Ne, përfaqësuesit e Shoqatës së të Punësuarve Shqiptarë në Administratë thellësisht jemi të indinjuar nga një trajtim i këtillë që na bëhet neve, disa qindrave të punësuar në administratën shtetërore publike dhe lokale. Nuk bëhet fjalë vetëm për punësime koti, por për çështje ekzistenciale. Nga puna jona mbahen qindra familje, punës sonë i gëzohen prindërit tanë, fëmijët tanë, puna jonë na mundësoi që të marrim kredi dhe t’i zgjedhim disa çështje jetike. Ne punojmë për kafshatën tonë, për ardhmërinë tonë. Në vend që për këto fakte të shprehet një mirëkuptim dhe solidarizim, na dalin individë, siç është Bexheti dhe bashkëmendimtarët e tij, që thonë se ne “punojmë vetëm për partinë”. Ky është një ofendim i rëndë, për të cilën Bexheti duhet të na kërkojë falje.

Nëse Bexheti akoma mendon se shqiptarët do t’i punësojë LSDM-ja ose VMRO-ja, atëherë ky është problemi i tij, ndërkaq administrata shtetërore publike dhe lokale duhet të plotësohet akoma me punësime të reja dhe ky është një fakt i pakontestueshëm, kurse këto punësime në bazë të logjikës së shëndoshë duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët.

Një gjë është e vërtetë: shqiptarët për të parën herë, pas shumë dekadave, po e shijojnë pushtetin edhe në avancimin ekonomik dhe kulturore. Ndërkaq, jemi pikërisht ne, të punësuarit shqiptarë në administratë, që e ndjejmë këtë avancim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *