Home / Kryesoret / Reagon komuna e Tetovës pas sulmeve me vezë

Reagon komuna e Tetovës pas sulmeve me vezë

Komuna e Tetovës edhe njëherë shpreh përkrahjen e saj për protestat e ditës së sotme dhe të nesërme, dhe vlerësojmë se një shprehje dinjitoze e vullnetit të qytetarëve për një brengë të cilën të gjithë së bashku e ndajmë, paraqet parakushtin themelor për vitalitetin e një shoqërie demokratike, e cila zgjodhi me plot të drejtë të ngris zërin, në momentet kur asaj i privohen të drejtat themelore, në këtë rast e drejta për ajër të pastër.

Qytetaria tetovare sot shprehu një pakënaqësi dhe revoltë, të  cilën ne as që mund ta mohojmë, as që mund të mos e marrin në konsideratë, përkundrazi, punojmë çdo ditë që të jemi në shërbim të tyre, por mbi të gjitha protestën e vlerësojmë si një nga veprimet më demokratike të një brezi të ri, i cili përballet me sfida të tjera dhe parimisht të drejta, nga ato të mëparshmet që kryesisht kanë pasur karakter etnik dhe folklorist.

Nga ana tjetër, nuk mund e të mos shprehim keqardhje që i gjithë ky zemërim, në parim i drejtë  dhe i çiltër, nga grupe të caktuara instrumentalizohet, dhe drejtohet  vetëm ndaj komunës së Tetovës. Ne nuk jemi e vetmja pike referimi ndaj këtij problemi, të cilin e ndjemë si  të gjithë qytetarët e tjerë, por në të njëjtën kohë kemi edhe përgjegjësinë institucionale që të ndërmarrim masa për të luftuar atë,  në kornizat e mundësive dhe autorizimeve që si komunë i kemi.

Jugohromi, apo ndotësi i cili po kryen gjenocid ekologjik mbi qytetarët tanë, nuk është në teritorin e Komunës së Tetovës. Masat e tjera të kontrollit ndaj industrive të rënda në këtë rast fatkeqsisht janë nën kompetencën e qeverisë, prandaj duke mos hequr pëgjegjsinë për pjesën tonë, nuk mund të mos theksojnë fokusimin e pa drejtë të këtij problemi vetëm tek Komuna e Tetovës

Shprehim gjithahstu keqardhje për ofendimet, gjuhën e urrejtjes si dhe hedhjen e objekteve të forta drejt komunës nga një grup i caktuar, duke theksuar se ky veprim nuk i shkon për shtati kauzës ekologjike të protestës. 

Të dashur qytetarë,

Komuna ju siguron se ka dëgjuar zërin qytetar që në fillim të shfaqjes së këtij problemi, kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim një sërë masash të luftojmë ndotjen, dhe duam ta bëjmë me dije se do të jemi në krye të një procesi ndër institucional, për të gjetur kanalet dhe për të bërë presionin e nevojshëm sëbashku, drejtë zgjidhjes së këtij problemi.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *