Home / Lajme / Rajon / Rexhep Selimi me “betonjerkë” në Kurriz, zgjeron bizneset

Rexhep Selimi me “betonjerkë” në Kurriz, zgjeron bizneset

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi po merret me zgjerimin e bizneseve të tij, duke u përkujdesur edhe personalisht për rregullimin e një lokali mbi Kurriz në Prishtinë.

Deputeti Selimi, i cili njihet edhe si pronar i lokalit “506” të Qendra Tregtare në Bregun e Diellit, sot së bashku me bashkëshorten e tij është parë duke u marrë edhe me rregullimin e një lokali mbi kurriz, për të cilin nga banorët po përflitet se është blerë nga Selimi.

Nuk dihet nëse lokali është blerë prej tij, megjithatë në disa fotografi shihet deputeti Selimi duke u përkujdesur personalisht për rregullimin e tij. /Republika.info

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *