Home / Lajme / Maqedoni / Riten temperaturat ditore

Riten temperaturat ditore

Temperatura më e ulët në Maqedoni në ora shtatë në mëngjes, prej minus gjashtë gradë celsius, është matur në Berovë, minus tre gradë janë regjistruar në Strumicë dhe Demir Kapi, minus dy në Shkup – Petrovec, Kriva Pallankë, Gjevgjeli dhe Shtip, minus një në Dibër dhe në Kumanovë.

Në Shkup – Zajçev Rid, Tetovë dhe Vinicë, zero gradë, një gradë në Mavrovë dhe Prilep, dy në Dojran, Pretor, Krushevë, tre në Manastir, ndërsa në Ohër katër gradë Celsius, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri të matura lokale dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme, sipas DPHM-së, do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe të thatë, në disa fushëgropa me paraqitje të mjegullës së mëngjesit. prej nesër rajoni ynë do të jetë nën ndikim të masës së ngrohtë ajrore nga jugperëndimi, që do të kushtëzojë temperaturë të lartë ditore për këtë periudhë të vitit, posaçërisht të mërkurën dhe të enjte

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *