Home / Kryesoret / Rritja e kapitacionit për mjekët e përgjithshëm amë

Rritja e kapitacionit për mjekët e përgjithshëm amë

Në kujdesin shëndetësor parësor i siguruari e realizon kontaktin e parë me sistemin shëndetësor dhe e ka kuptimin e ashtuquajtur ‘porta’ e sistemit të tërësishëm. Më saktësisht, tek mjeku amë secili person i siguruar e meriton kujdesin e përkushtuar mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore, parashikimin e rreziqeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve për të ndërmarrë masa parandaluese.
Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë vazhdimisht i ndjek shërbimet shëndetësore dhe e avanson mënyrën e financimit të kujdesit shëndetësor parësor me qëllim të sigurojë shërbime shëndetësore më kualitative për periudhë më afatgjate gjegjësisht, të sigurojë masa parandaluese dhe diagnostifikim të hershëm për një mbrojtje më të mirë të shëndetit.
Të gjitha ndryshimet që synojnë përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe kushteve të punës për të punësuarit shëndetësor, pa marrë parasysh se cilës fushë i takon veprimtaria shëndetësore, i bëjmë në koordinim të vazhdueshëm me Odën e stomatologëve, Odën e mjekëve, Shoqatën e mjekëve privat të Maqedonisë dhe Shoqatën e mjekëve shqipëtar të Maqedonisë.
Ju njoftojmë se, nga 1 Korriku 2016 Fondi do t’a rrisë pikën e kapitacionit për mjekët e përgjithshëm amë edhe atë prej 50 denarë në 55 denarë respektivisht rritje për 10%. Implikacionet financiare për rritjen e kapitacionit do të jenë 188 milion denarë në vit. Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë për vitin 2015 ka parashikuar dhe do të paguajë 1 miliardë e 870 milionë denarë.
Përfitimin e kësaj mase do t’i ndejnë 1.527 time që punojnë nëpër 1.085 ordinanca dhe gjithsej 1.768.939 pacient që kanë të përzgjedhur mjek të përgjithëm amë. Mesatarisht çdo mjek i përgjithshëm amë posedon nga 1.159 pacientë për të cilët Fondi paguan mjete në vlerë prej 104.367 denarë.
Ky vendim i Fondit i verifikuar nga Bordi Zgjedhor dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë do të shpallet në Gazetën Zyrtare të RM-së e cila do të zbatohet nga 1 Korriku 2016.
Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë do të vazhdojë të jetë partner serioz dhe bashkëpunëtor lojal me institucionet shëndetësore për përforcimin dhe sigurimin e shërbimeve shëndetësore kualitative për të gjithë së siguruarit dhe kushtve kualitative të punës për punonjësit shëndetësor.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *