Home / Lajme / Maqedoni / Rritja e kapitacionit të stomatologëve amë

Rritja e kapitacionit të stomatologëve amë

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë për t’a përmirësuar gjendjen e përgjithshme të veprimtarisë në fushën e stomatologjisë ka identifikuar tre segmente që janë të nevojshme për t’u avansuar. Segmenti i parë i dedikohet mjeteve financiare të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP), segmenti i dytë ka të bëjë me rregullimin e marrëdhënieve reciproke mes Fondit dhe ordinancave stomatologjike dhe segmenti i trerë i dedikohet kujdesit shëndetësor terciar gjegjësisht pagave të stomatologëve specialist.

Në lidhje me segmentin e parë me kënaqësi Ju informojë se, prej 1 Janar 2016 Fondi do t’a rrisë pikën e kapitacionit nga 35 denarë në 40 denarë gjegjësisht rritje për 14%. Rritja e vlerës 5 denarëshe, për Fondin kushton mjete të ndara shtesë për 75,3 milion denarë në vit. Në vitin 2015 janë parashikuar dhe do të paguhen mjete me vlerë prej 524 milion denarë ndërsa me rritjen e vitit 2016 gjegjësisht të 75,3 milion denarëve, Fondi do të paguajë gjithsej 599,3 milion denarë në vit për stomatologët amë.

Përfitimin e kësaj mase do t’i ndejnë 1.146 time që punojnë nëpër 963 ordinanca stomatologjike dhe gjithsej 1.312.300 pacient që kanë të përzgjedhur stomatolog amë. Mesatarisht çdo stomatolog amë ka nga 1.145 pacientë.

Ky vendim i Fondit i verifikuar nga Bordi Zgjedhor dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë do të shpallet në Gazetën Zyrtare të RM-së.

Segmendi i dytë i dedikohet aneks marrëveshjeve të reja për vitin 2016 për zbutjen e dënimeve kontraktuale që është lehtësim i madh në punën e përditshme të stomatologëve amë.

Segmenti i tretë i dedikohet pagave të kujdesit shëndetësor terciar në fushën e stomatologjisë. Përkrah llojit të shërbimeve shëndetësore që ofrohen në këtë nivel, e kemi parë të arsyeshme që pagat e stomatologëve specialist që punojnë në Qendrën Klinike Stomatologjike të rriten për 20%.

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë do të vazhdojë të jetë partner serioz dhe bashkëpunëtor lojal me institucionet shëndetësore për përforcimin dhe sigurimin e shërbimeve shëndetësore kualitative për të gjithë së siguruarit dhe kushtve kualitative të punës për punonjësit shëndetësor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *