Home / Kryesoret / Rufi Osmani rrëfen detaje të reja dhe të pa dëgjuara për ngjarjet e Gostivarit

Rufi Osmani rrëfen detaje të reja dhe të pa dëgjuara për ngjarjet e Gostivarit

Ish- lideri i RDK-së, Rufi Osmani sonte në një emision në televizionin 21 ka shpalosur detaje të reja për ngjarjen e Gostivarit e cila ndodhi më 9 korrik të vitit 1997, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Në Gostivar ndodhi një brutalitet i paraparë nga pushteti maqedonas ndaj popullatës shqiptare e cila mbështeste kërkesën tonë themelore përdorimin e flamurit kombëtar.

Fatkeqësisht brutaliteti i njëjtë u përsërit edhe në rastin e Sopotit, Brodecit, Kumanovës, Monstrës, dhe kjo gjithmonë edhe për shkak të pa fuqisë së faktorin politikë shqiptarë të cilat gjatë gjithë kësaj periudhe kanë bashkëqeverisur me maqedonasit.

Që në atë kohë Partia për Prosperitet Demokrati dhe sot Bashkimi Demokratik për Integrim apo PDSH-ja nuk kishin pozicion cfarë duhej të kishin në qeveri.

Kur u zgjodha unë kryetar i Komunës së Gostivarit menjëherë morrën vendim që përdoren edhe flamuri shqiptar në Maqedoni. Kërkesa erdhi edhe pse Shqipëria ndodhej në një krizë të thellë e njohur si kriza e 97, Kosova po ashtu. Ne e ndjemë se diçka po përgatitet, prandaj së bashku me Arbër Xhaferin dhe Alajdin Demirin realizuam një takim me kryeministrin e asaj kohe Branko Cërvenkovski.

Në këtë takim unë i ofrova kompromis, Cërvenkovskit, për të dalë prej situate. Kompromisi ishte që unë vullnetarisht të shkoj në burg për mos respektim të vendimit të gjykatës kushtetutare, ndërsa qeveria, gjegjësisht parlamenti të sjell ligjin për zyrtarizimin e flamurit kombëtar. Qëllimi im ishte të mos e pëson populli. Dhe në parim u ra dakord, këtë mund ta dëshmoj edhe Alajdin Demiri, i cili është gjallë.

Më 8 korrim Parlamenti i Maqedonisë në ora 22:00 të natës miratoi ligjin dhe sjellja e ligjit politikisht neve na dha të drejtë, sepse me këtë ligj u abrogua vendimi i gjykatës kushtetutare, por për fat të keq ora 24:00, Branko Cërvenkovski që për mua vazhdon të jetë një kriminel ordiner, nga pozicioni I kryeministrit solli në Gostivar mbi 5000 mijë policë. Në ora 3 të mëngjesit burgosem unë, burgoset kryetari i Këshillit, dhe më 9 korrik ndodhi masakra e Gostivarit. U vranë tre qytetar të pafajshëm, u malltretuar me mijëra qytetar”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se pas kësaj ngjarje ai u nda nga Arbër Xhaferi dhe Menduh Thaci, për faktin se nuk reaguan si duhet reaguar ndaj qeverisë për lirimin e tij dhe sqarimin e kësaj ngjarje.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *