Home / Lajme / Botë / Rusia gati për luftë? Do të blejë 200 aeroplanë dhe 30 nëndetëse

Rusia gati për luftë? Do të blejë 200 aeroplanë dhe 30 nëndetëse

Rusia merr masa për mjete shtesë në ushtrinë e saj, duke njoftuar se është gati të bëjë shpenzime të mëdha.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Valery Gerasimov ka deklaruar gjatë një konference paraditen e sotme se Ministria e Mbrojtjes ruse do të blejë 200 aeroplanë dhe helikopterë dhe 30 nëndetëse në vit.

“Kemi plane për blerjen e 70-100 aeroplanë cdo vit, më shumë se 120 helikopterë dhe deri në 30 nëndetëse, si dhe 600 automjete të blinduara në vit”, tha Gerasimov.

Ai tha se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të marinës dhe Forcat Ajrore ​për të siguruar interesin strategjik të Rusisë.

Sipas zyrtarit, “Programi shtetëror për armatime që shtrihen deri në 2021 do të rrisë pjesën e armëve moderne dhe pajisjeve ushtarake në jo më pak se 70%,”.

Programi aktual për armatime shtetërore për 2011-2020 është fokusuar në prioritetet e tilla si forca strategjike bërthamore, inteligjencën dhe pajisjet e komunikimit.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *