Home / Lajme / Maqedoni / Sërish rrahje mes të rinjve maqedonas dhe shqiptarë në Shkup

Sërish rrahje mes të rinjve maqedonas dhe shqiptarë në Shkup

Në Maqedoni, duket se kanë rinisur rrahjet masive mes të rinjve maqedonas dhe atyre shqiptarë.

Një përleshje masive e kësaj natyre ka ndodhur natën e së martës, kur janë përleshur mes tyre dhjetëra të rinj të këtyre dy etnive.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, përleshja ka shpërthyer në një autobus të transportit publik dhe në zënkë janë përfshirë dy grupe të rinjsh, raporton Tv Koha.

Pas reagimit të Ministrisë së Brendshme, të rinjtë që kanë marrë pjesë në këtë incident janë ndaluar dhe janë shoqëruar në polici.

Bëhet e ditur se forcat e policisë së Shkupit janë duke punuar në zgjidhjen e këtij konflikti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *