Home / Lajme / Botë / SHBA, përmbytjet në Misuri mbyllin lumin Misisipi

SHBA, përmbytjet në Misuri mbyllin lumin Misisipi

Një sektor prej 8 kilometrash i lumit Misisipi, në afërsi të qytetit Sent Luis në Misuri u mbyll nga autoritetet amerikane për mjetet lundruese, për shkak të kushteve të rrezikshme.

Ditët e fundit, stuhitë e tornadot e kanë goditur ashpër këtë zonë të SHBA-së, duke fryrë lumenjtë e duke shkaktuar përmbytje.

Xhej Nikson, guvernatori i Misurit, tha se 10 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në këtë shtet. Ai shtoi se ka angazhuar Gardën Kombëtare për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Lumi i Misisipit doli nga shtrati në disa vende, duke përmbytur edhe zona të banuara. Autoritetet amerikane thanë se për shkak të rritjes së nivelit të lumit u detyruan të ndalojnë lëvizjen e mjeteve lundruese.

Ekspertët parashikojnë se niveli i lumenjve do të arrijë kulmin të enjten dhe guvernatori Nikson paralajmëroi të gjithë banorët e Misurit që të tregohen të kujdesshëm, pasi situata do të përkeqësohet më tej.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *