Home / Lajme / Botë / SHBA: Vrasja e liderit opozitar komplikon zgjidhjen politike në Siri

SHBA: Vrasja e liderit opozitar komplikon zgjidhjen politike në Siri

WASHINGTON (AA) – Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se vrasja e Zehran Allush komandantit të përgjithshëm të organizatës opozitare Ushtria Islame që lufton kundër regjimit sirian ka komplikuar edhe më shumë përpjekjet për zgjidhje politike dhe arritjen e armëpushimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mark Toner në konferencën për mediat u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me vrasjen e Allush. Ai tha se nuk i japin ndonjë mbështetje organizatës Ushtria Islame dhe se kanë dyshime serioze në lidhje me veprimet e grupit në luftë.

“Krahas kësaj, organizata Ushtria Islame ka mbështetur përpjekjet për zgjidhje politike, dhënies fund të problemit dhe mbështetjes në luftën kundër DAESH-it”, tha Toner.

Ai theksoi se ka marrë pjesë në një takim të organizatës të mbajtur javët e kaluara në Rijad nën drejtimin e Allush. “Sulmi i kryer ndaj Allush dhe liderëve të tjerë të organizatës si dhe sulmet ndaj grupeve të tjera opozitare i kanë komplikuar edhe më shumë përpjekjet për zgjidhje politike dhe arritjen e armëpushimit në Siri”, tha zëdhënësi Toner.

– Përcaktimi i grupeve terroriste –

Lidhur me debatin se cilat grupe do të pranohen dhe cilat nuk do të pranohen si organizata terroriste në Lindjen e Mesme nga Rusia dhe SHBA-të, Toner përmendi deklaratën e zëvendësministrit të jashtëm rus Genadi Gatilov i cili ka thënë se “SHBA-të dhe Rusia në lidhje me grupet terroriste janë në një vijë të përbashkët”.

Toner vuri në dukje se Gatilov ka dashur të theksojë se këto grupe mund të jenë grupet si Al-Nusra dhe DAESH-i. Ai ka rikujtuar se në Siri ka shumë grupe dhe se me Rusinë kanë të njëjtin mendim mbi grupe të caktuara.

Duke përdorur shprehjen “kemi një qasje të përbashkët rreth disa grupeve, dhe ndaj disa të tjerëve nuk kemi” ai ka thënë se “Jo vetëm Rusia, por edhe Grupi Ndërkombëtar i mbështetjes për Sirinë nuk ka ide të përbashkët mbi këtë çështje”.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *