Home / Lajme / Maqedoni / Shilegovi duhet t’i paguajë Jankulovskës 200 mijë denarë për shpifje

Shilegovi duhet t’i paguajë Jankulovskës 200 mijë denarë për shpifje

Zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së Petre Shilegovi duhet t’i paguajë ish ministres së Brendshme Gordana Jankulovska 200 mijë denarë për shpifje. Kështu sot vendosi Gjykata Themelore Shkup 2, në gjykimin e përsëritur pas aktpadisë së ish-ministres.

Gjykatësi theksoi se duke i ndjekur udhëzimet e Gjykatës së Apelit, për abrogimin e aktvendimit të shkallës së parë, sipas të cilit Shilegovi duhej t’i paguante Jankuloskës 500 mijë denarë, dhe pas shqyrtimit të gjendjes së pronësisë të të paditurit, ka marrë vendim që dëmshpërblimi të ulet në 200 mijë denarë.

Jankullovska e ka paditur Shilegovin për shpifje, për shkak se në një serë konferencash për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së publikoi se Jankuloska ka marrë dy banesa në vlerë prej 200 mijë eurosh.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *