Home / Lajme / Botë / Shpërthim në një fabrikë në Nigeri, me dhjetëra të vdekur

Shpërthim në një fabrikë në Nigeri, me dhjetëra të vdekur

Një kamion ka shpërthyer në një fabrikë gazi industrial në jug të Nigerisë, duke i marrë jetën me dhjetëra personave.

Raportet për numrin e viktimave ndryshojnë nga 35 persona deri në më shumë se 100, përfshirë punëtorë të fabrikës dhe banorë që jetonin rreth fabrikës.

Incidenti është konfirmuar nga policia lokale, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pas shpërthimit, fabrika është përfshirë nga nja zjarr me përmasa të mëdha.

Një dëshmitar është shprehur se shpërthimi ka ndodhur kur kamioni nisi shkarkimin e gazit të gatimit. Ai tha se janë dashur disa orë që zjarrfikësit dhe banorët përreth të shuanin flakët e mëdha të zjarrit.

/ Top Channel)

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *