Home / Kryesoret / Shtëpia shkrumb e hi, familja tetovare ngel në rrugë

Shtëpia shkrumb e hi, familja tetovare ngel në rrugë

Mbrëmë ka shpërthyer zjarr në lagjen Cetinska në Tetovë me ç`rast familja Berzati ka mbetur pa kulm mbi kohë. Nuk ka të lënduar por shtëpia më nuk është për banim prandaj,  pronari i shtëpisë Osman Berzati apelon deri te institucionet që ta ndihmojnë sepse ka ngelur pa kulm mbi kokë.6 anëtarë, kamarirer.

Televizioni Koha arriti mënjëherë në vendngjarje ndërsa dëshmitarët tregojnë se si ka ndodhur dhe rrjedhur ngjarje me zjarrin në këtë shtëpi që ndodhet vetëm 200 metra larg qendrës së qytetit.

Njësiti i zjarrfikësve të Tetovës ka dalur menjëher në vendngjarje duke shuar zjarrin që mos të kaplojë shtëpitë përreth. Uka Aliti kryeshef I njësisë së zjarrfikësve në Tetovë apelon deri tek komuna e Tetovës dhe qytetarëve dashamirës që t`i dalin në ndihmë kësaj famijle, njofton Tv Koha.

Apelohet për ndihmë që e njejta të rindërtohet dhe të jetë e banueshme. Kjo familje jeton në Rrugën Nikolla Teslla në Tetovë, numër 43. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *