Home / Lajme / Rajon / Shtyhet Kongresi i PS? Rama mbledh koordinatorët

Shtyhet Kongresi i PS? Rama mbledh koordinatorët

Kryesocialistri Edi Rama paraditen e të martës ia ka dedikuar takimeve organizative në selinë e PS. Për më shumë se 60 minuta Rama u takua me antarët e “grupit për organizimin dhe koordinimin e fushatës elektorale të 2017-tës”.

6 koordinatorët e rajoneve kanë raportuar ecurinë e takimeve dhe problematikën e evidentuar në bazë. Një burim nga kjo mbledhje i tha Top Channel se nuk ka një vendim përfundimtar për mbajtjen e kongresit në janar, siç ka vendosur Asambleja Kombëtare.

Kjo shpjegohet me faktin se nuk kanë përfunduar ende zgjedhjet e kryetarëve të partisë në shumicën e qyteteve. Përfshi rifreskimin e listave të antarësisë nga dublimet dhe shtimin e tyre me anëtarësimet e reja.

Pikërisht këto shqetësime që mund të ndikojnë edhe në mbajtjen e Kongresit, i ngriti në grupin socialist dy javë më parë deputeti Bashkim Fino.

Megjithatë burime nga PS saktësojnë se të gjitha strukturat drejtuese te partisë janë duke pununuar me intensitet të plotë, njësoj sikur zgjedhjet të ishin shumë afër dhe jo në 2017.

I pari që kërkoi shtyrjen e kongresit ishte deputeti Koço Kokëdhima por kjo nisëm mori kundërshtime nga kreu grupit socialist Gramoz Ruçi dhe disa prej koordinatorëve.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *