Home / Lajme / Rajon / S’ka liberalizim të vizave, Thaçi akuzon rëndë Brukselin thotë se po e nxit ekstremizmin në Kosovë

S’ka liberalizim të vizave, Thaçi akuzon rëndë Brukselin thotë se po e nxit ekstremizmin në Kosovë

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, po akuzon BE’në dhe shprehet i zhgënjyer me organizatën evropiane për vonesat në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Zëvendëskryeministri Thaçi konsideron se izolimi i qytetarëve të Kosovës po rrezikon vendin nga ekstremizmi dhe po ashtu pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Reagimi i Hashim Thaçit vjen menjëherë pasi ka dalë Raporti i Këshillit Evropian për vendet aspiruese në Bashkimin Evropian, me ç`rast ka konstatuar se përkundër përparimeve që ka shënuar Kosova në implementimin e kritereve, ajo nuk ka marrë një rekomandim pozitiv, sa i takon liberalizimit të vizave.

Ky është postimi i plotë i Hashim Thaçit në facebook:

Sot Këshilli i Bashkimit Evropian bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit.
Përderisa i jemi mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, unë shpreh zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave. Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës.

Për më tepër, kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja. Prandaj, konsideroj që BE-ja duhet t’i jap fund këtij trajtimi diskriminues kundër Kosovës dhe kështu të jap ndihmën e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Përkundër kësaj, durimi i ynë do të jetë më i fuqishëm se paaftësia e Brukselit. Por, Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina. Good luck EU! HTH

Raporti i Këshillit Evropian për Kosovën: 

libi-vizay-540x380

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *