Home / Kryesoret / Skamja në familjen Saliu në Sellcë tëTetovës

Skamja në familjen Saliu në Sellcë tëTetovës

Familja shtatë antarëshe Saliut nga fshati Sellcë i Tetovës, është në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale pa kushtet minimale për të bërë një jetë normale. Në këtë familje stinët janë të njejta, pothuasje aty asnjëherë nuk depërton dielli që të ngroh, por edhe ditët e dimrit janë të vështira dhe të papërballueshme. Kur kësaj familje i shtojmë edhe sëmundjet atëherë gjendja është dyfish më e rëndë. Kyefamiljari Shefajet Saliu, ka mbi supe një barrë të rëndë duke u përballur me varfërinë e skajshme dhe sëmundjen e djalit të tij të vogël Semiri. Nuk janë vetëm kushtet ekonomike një brengë për kryefamiljarin Shefajet Saliu, brenga më e madhe e tij është njëri nga djemtë e tij Semiri I cili vuan nga sëmundja e eshtrave, mjekët kanë dhënë shpresë se nëse mjekohet në një nga spitalet e Ohrit ai edhe mund të shërohet deri në 80% mund të ecë vetë, por gjendja financiare e kryefamiljarit nuk ia mundëson dot mjekimin Semirit të vogël, prandaj Shefajet Saliu apelon deri tek të gjithë ata njerëz human, bamirës, biznesmen që varësisht mundësive që kanë ta ndihmojnë, që të ia zgjasin dorën, njofton Tv Koha.

Shoqata humanitare “Shtëpia M” në bashkëpunim me qytetarë human, bamirës kompani private, ka ndërmarë një iniciativë që kësaj familje të ia ndërtojnë një shtëpi, punimet për ndërtimin e shtëpisë kanë arritur deri në fazën e parë, por për shkak të mungesës së materialit ndërtimorë kanë ngecur, andaj kryefamiljari Shefajet Saliu edhe njëherë ju drejtohet të gjitha ndërmarjeve, bizeneseve, për të ia zgjatur dorën ta ndihmojnë në forma të ndryshme, me material ndërtimorë për ndërtimin e shtëpise, me mjete financiare që edhe ai me familjen e tij të ketë një shtëpi për shkak se me gjashtë antrët e tjerë jeton në një dhomë, bodrum në kushte të vështira, por proritare për Shefajetin është shërimi i djalit Semirit të vogël.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *