Home / Lajme / Maqedoni / Skandal: MPJ-ja e Kosoves deri me tani nuk ka bere asnje kerkese informimi per rastin e Kumanoves

Skandal: MPJ-ja e Kosoves deri me tani nuk ka bere asnje kerkese informimi per rastin e Kumanoves

 Shefi i diplomacise kosovare, Hashim Thaci nuk interesohet per fatin e te paraburgosurve kosovare te cilet me muaj qendrojne ne burgjet e Maqedonise. Behet fjale per grupin e Kumanoves ku nga 29 te arrestuarit, shumica prej tyre jane nga Kosova, ne mesin e tyre edhe Komandant Sokoli cili gjendet ne paraburgim ne burgun e Manastirit.

Mos interesimin e kreut me te larte shteterore te Kosoves per fatin dhe gjendjen shendetesore te te burgosurve kosovare e deshmon ne menyre indirekte deklarata e Ministrise se Jashtme e Maqedonise. Sipas MPJ-se, ne Shkup deri tani nga Ministria e Hashim Thacit nuk eshte kerkuar zyrtarisht asnje njoftim nga ana  e tij per perparimin dhe ecurine e rastit gjyqesore te grupit te Kumanoves.

“Deri me tani Ministria e Jashtme e Kosoves nuk ka kerkuar zyrtarisht njoftim nga Ministria e Puneve te Jashtme e Maqedonise per perparimin e rastit gjyqesor “Diva Naselba” te Kumanoves” , kane deklaruar per Zhurnal nga zyra per informim e MPJ ne Shkup.

Ndryshe kjo deklarate e MPJ-se ne Shkup po ngrite dyshime te medha se diplomacia kosovare nuk kerkon llogari nga pala maqedonase per qytetaret kosovare te cilet ishin te involvuar ne incidentit e armatosur me 9 maj ne Kumanove ne Lagjen e Trimave.

Ndryshe njohesi i mire i ceshtjeve juridiko-politike, Ejup Berisha per Zhurnal thote se jo vetem Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves por edhe Qeveria e Republikes se Kosoves menjeher eshte dashur qe te interesohen per fatin e qytetareve te saje, pavaresisht se ata per momentin jane te perfshire ne rast gjyqesor.

“MPJ-ja e Kosoves sapo e ka marr informacionin nga MPJ-ja e Maqedonise se qytetaret e saje ndodhen ne territorin e Maqedonise dhe ballafaqohen me aktakuza me cfare ngarkohen ata, eshte dashur qe te vendose kontakte intensive permes kanaleve diplomatike dhe te informohet per gjendjen e qytetareve te saje dhe most i lere ata ne meshiren e fatit te tyre, si dhe per procesin gjyqesor te ngritur kunder tyre. Kjo eshte nje obligim kushtetues juridik i institucioneve kompetente te Kosoves”, ka deklaruar Berisha duke shtuar se institucionet e Kosoves nuk munde ti mbyllin veshet per fatin e me shume se 20 kosovareve qe gjenden ne burgjet e Maqedonise.

“Republika e Maqedonise dhe Republika e Kosoves kane marrdheie te mira diplomatike dhe ne interes te te dyja shteteve eshte qe rasti gjyqsor i ngritur kunder qytetareve te Kosoves te merr epilog korrekt juridik. Rasti ne fjale nuk guxon ti rendoj marrdheniet shume te mira ndershteterore sepse eshte ne interes te te dyja vendeve qe ti kultivojne dhe ti thellojne mardheniet e tyre diplomatike”, ka deklaruar per Zhurnal, Berisha.

Ndryshe Zhurnal eshte ne perpjekje per te kerkuar sqarim nga MPJ-ja e Republikes se Kosoves se pse nuk ka kerkuar zyrtarisht informate per fatin e te paraburgosurve kosovare dhe ne pergjithesi per procesin gjyqesore dhe aktakuza e cila eshte ngritur per terorizem.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *