Home / Lajme / Maqedoni / Skandal në Tetovë: Do të ndërtohet kryqi gjigand në zemër të Pollogut!

Skandal në Tetovë: Do të ndërtohet kryqi gjigand në zemër të Pollogut!

Shoqata e vëllazërisë krishtere do të ndërtojë një kullë prej shkëmbi në zemër të Kodrës së Diellit dhe në majën e saj do vendoset një kryq i ndriçuar gjashtë metra të lartë.

“Jemi të nderuar të ju informojmë që vëllazëria krishtere ka filluar ndërtimin e një kulle prej guri, në majën e të cilit do të vendoset kryqi ndriçues me dimensione 6×4 metra në zemër të Pollogut, nën malin Sharr dhe Malit të Thatë. Ne synojmë të gjithë së bashku dhe të bashkuar për të ndërtuar një kullë krishtere dhe Kryqin e Shenjtë që të jetë themeli dhe mbrojtësi i besimit tonë në Tetovë dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e shoqatës krishtere.

Nga kjo shoqatë, poashtu kanë kërkuar nga të gjithë krishterët e Maqedonisë dhe më gjërë që të donojnë ndihma materiale dhe fianciare për ndërtimin e këtij kryqi gjigand në zemër të Tetovës, e cila do të shihet nga të gjitha anët, njëjtë si ai në Vodno në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *