Home / Lajme / Maqedoni / Sot aksioni i mbjelljes së fidaneve, nga 2008 u harxhuan mbi 50 milionë euro

Sot aksioni i mbjelljes së fidaneve, nga 2008 u harxhuan mbi 50 milionë euro

Me moton “Mbill sukses” sot në Maqedoni do të mbillen 3 milionë fidane në kuadër të këtij aktiviteti tradicional qeveritar i njohur si “Dita e drurit – mbill të ardhmen tënde”. Aksioni do të realizohen në 100 lokalitete të vendit apo në 930 hektarë tokë. Sipas shoqatës qytetare “Dita e Drurit- mbill të ardhmen tënde”, nga viti 2008 deri tani nga ky aksion janë mbjellë rreth 50 milionë fidaneve.

Por ky aksion është atakuar nga opozita, e cila ka theksuar se Qeveria nëpërmjet këtij aksioni nuk ka për qëllim shëndetin e qytetarëve ashtu siç pretendon, por mbushjen e xhepave të disa funksionarëve me miliona euro. Sipas të dhënave të deritanishme, një fidan kushton 1 euro dhe në rast se deri tani janë mbjellë 50 milionë fidane, atëherë shteti ka harxhuar 50 milionë euro.

Nga kjo parti thanë se është e pamundur që nëse vërtet mbillen kaq shumë fidanë, hapësira e pyllëzuar të zvogëlohet. Sipas LSDM-së, nga të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë mund të shihet qartë se hapësira e përgjithshme e pyllëzuar gjatë viti 2012 në krahasim me atë të vitit 2002 është zvogëluar për 211 hektarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *