Home / Lajme / Maqedoni / Sot pritet të dëshmojë para Komisionit të përgjimeve, Ministri i Financave Zoran Stavrevski

Sot pritet të dëshmojë para Komisionit të përgjimeve, Ministri i Financave Zoran Stavrevski

Komisioni Anketues për skandalin e përgjimeve sot do të mbajë një seancë, sipas njoftimit, ku pritet të dëshmojë Ministri i Financave Zoran Stavreski, transmeton TetovaSot.

Të hënën, më shumë se pesë orë, në pyetjet e anëtarëve të Komisionit iu përgjigj kryeministri Nikolla Gruevski. Ai njëri ndër të parët nga dëshmitarët për të cilët Komisioni Anketues iu ka bërë thirrje për të dëshmuar mbi skandalet e përgjimeve, por deri tani as ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski ajo e MPB-së, Gordana Jankullovska, as ish-kreu i DSK Sasho Mijalkov dhe as këshilltari i Kryeministrit Martin Protugjer nuk janë paraqitur për të dëshmuar para Komisioniot Anektues.

LSDM-ja ka njoftuar se Zoran Zaev do të jetë dëshmitari i parë i partisë së tyre, i cili pritet të dëshmojnë në lidhje me skandalin, dhe dëshmia e tij do të jetë publike.

Dje, Komisioni ka ngritur dy grupe pune për të vizituar institucionet brenda juridiksionit të tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *