Home / Kryesoret / Sot vendoset fati i Jugohromit

Sot vendoset fati i Jugohromit

Sot  Qeveria e Maqedonisë pritet të vendosë për fatin e Fabrikës së Jugohromit. Ekzekutivi ka thirrur për sot  mbledhje të rregullt, ndërsa siç mësohet në rend dite do të jetë edhe ndotja e ajrit në mbarë vendin dhe me theks të veçantë në Tetovë.

Ndotja e ajrit mbrëmë takoi edhe kryesinë e BDI-së ku  është biseduar në lidhje me zgjidhjen e problemit të ndotësit më të madh në Pollog – Jugohrom. Siç mëson portali TetovaSot sot mund edhe të jepet fund ndotjes dhe tetovarët do të marrin frymë lirshëm.

Ky insistim për ti dhënë fund ndotjes ka qenë nga kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Ndryshe, gjatë protestës së mbajtur në Tetovë përfaqësues të organizatave joqeveritare i vendosën ultimatum Qeverisë dhe Komunës së Tetovës që deri më 25 dhjetor të mbyllin fabrikën e Jugohromit, të dislokojnë deponinë në hyrje të qytetit si dhe zgjidhin kaosin me komunikacionin në Tetovë që thuhet se ndikon poashtu në ndotjen e ajrit./

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *