Home / Lajme / Maqedoni / Spasovski: Opinioni duhet ta dijë të vërtetën për Kumanovën dhe Monstrën

Spasovski: Opinioni duhet ta dijë të vërtetën për Kumanovën dhe Monstrën

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me ngjarjet e Kumanovës ka deklaruar se janë duke u bërë disa hetime në MPB për të zbardhur këtë rast, ndërsa sa i përket rastit Monstra, ai ka thënë se kjo lëndë me siguri do të shqyrtohet nga ana e Prokurorisë Speciale dhe në këtë drejtim MPB do të jetë e gatshme për të ndihmuar në rast nevoje Prokurorinë Speciale.

“Në kuadër të MPB-së jam duke bërë disa hetime, po bëj përpjekje që të marr disa informacione me qëllim t’i zbardhim këto raste, t’i ndërpresim këto spekulime, ose t’i vërtetojmë spekulimet që janë në opinion, por ajo që është më kryesorja është që opinioni ta ketë informacionin e vërtetë. Sa i përket rastit Monstra, gjithsesi se në materialet që i ka dhe paralajmërimet që i ka bërë lideri i opozitës, me siguri se do të shqyrtohen në kuadër të Prokurorisë Speciale dhe atje nëpërmjet bashkëpunimit tonë, atë që do të mund të bëj MPB do të jep kontributin e saj”, ka deklaruar Spasov për REL.

Në lidhje me aferën për falsifikimin e letërnjoftimeve, Spasov ka thënë se nuk duhet pasur hetim të shpejtë, por përkundrazi, duhet të ketë hetim kualitativ ,ndërsa ka kritikuar edhe zv/ministrin Çavkov i cili ditë më parë tha se letërnjoftimet nuk janë përdorur për manipulime zgjedhore.

“Hetimi duhet të tregojë se përse janë falsifikuar, me urdhër të kujt, për çfarë janë përdorë këto letërnjoftime të falsifikuar, falsifikimi i letërnjoftimeve ose çfarëdolloj tjetër dokumenti është e palejuar. Pikërisht për këtë mendoj se është e përshpejtuar reagimi i Çavkovit, në këtë moment kur po zhvillohet hetimi të japim detaje të cilat nuk duhet kumtuar në bazë të ligjit”,  ka deklaruar ministri i MPB-së, Oliver Spasov.

Sa i përket realizimit të Marrëveshjes së 2 qershorit, Spasov tha se për të është shqetësuese fakti se tek disa parti politike mungon vullneti për respektimin e afateve të paraparë me marrëveshjen. Kjo, ka shtuar ai, tregon se qëllimi partiak vendoset para atyre shtetërore dhe nacionale dhe kjo paraqet një problem serioz.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *