Home / Kryesoret / Stamboll, anulohen mbi 140 fluturime për shkak të dëborës

Stamboll, anulohen mbi 140 fluturime për shkak të dëborës

Kompania ajrore Turkish Airlines ka pezulluar mbi 140 fluturime vendore dhe ndërkombëtare për shkak të kushteve të këqija të motit që përfshiu rajonin e Stambollit.

Siç theksohet në një komunikatë të kompanisë, publikuar në ueb faqen e tyre, të mërkurën dhe të enjten janë pezulluar 142 fluturime vendore dhe ndërkombëtare nga aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokcen”.

Shumica e fluturimeve të anuluara ishin vendore, por linjat për Evropë dhe Lindje të Mesme gjithashtu janë prekur.

Nga kompania u theksua se reshjet e dendura të dëborës dhe parashikimet për ditët e ardhshme çuan në anulime.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *