Home / Lajme / Maqedoni / Stavrevski: 150 mijë vende pune, 150 mijë familje me jetë më të mire

Stavrevski: 150 mijë vende pune, 150 mijë familje me jetë më të mire

Ulja e papunësisë sipas ministrit të financave, Zoran Stavrevski është realitet dhe suksesi më i madh i qeverisë në këto dhjetë vite. Spas tij në Maqedoni ka 711 mijë të punësuar që krahasuar me vitin 2006 kur kishte 560 mijë të punësuar, është rritje e punësimeve përkatësisht janë hapur 150 mijë vende pune,.

“ Ky është rezultat i politikave të mira ekonomike, parasëgjithash ruajtjes së ambientit të jashtëzakonshëm për udhëheqjen e biznesit, ku Maqedonia renditet në vendin e 12 në botë, mbështetja e kompanive vendore me linja të lira kreditore dhe përmes projekteve që janë mbështetur nga buxheti dhe investimet e huaja”, ka thënë Stavreski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *