Home / Kryesoret / Studentët e USHT-së organizuan ekspozitë me punime dhe module gjeometrike

Studentët e USHT-së organizuan ekspozitë me punime dhe module gjeometrike

Në hapësirat e Rektoratit të USHT-së, studentët e Programit studimor të Arkitekturës të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, sot hapën ekspozitën ku prezantuan punime gjeometrike nga lënda e Kompozimit Arkitektonik. Në hapjen e ekspozitës morën pjesë, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim, Prof. dr. Reshat Qahili, Prorektori për Financa, Prof. dr. Alifeta Selimi, Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, dekanë, senatorë, profesorë dhe studentë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Doc. dr. Nderim Zeqiri theksoi se kjo ekspozitë është një aktivitet i studentëve në të cilin do të prezantohen module dhe skicimeve të ndryshme, që paraqesin angazhimin e tyre individual për lëndët e caktuara në kuadër të programit arsimor të Arkitekturës. ,,Në emër të fakultetit që unë drejtoj dëshiroj ta falënderoj Rektorin e USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, i cili në vazhdimësi i përkrah të gjitha aktivitetet që janë në funksion të realizimit të ideve dhe projekteve të ndryshme. Ky angazhim është pjesë edhe e kontributit i vetë stafit të fakultetit tonë, në funksion të krijimit të një dimensioni të ri dhe një qasje nga një këndvështrim më ndryshe, ndaj ndërlidhjeve të pjesës teorike dhe praktike, me theks të veçantë të këtyre modeleve dhe punimeve që paraqesin hapin parapërfundimtar dhe pararendës të vetë projekteve praktike konkrete”, tha Doc. dr. Nderim Zeqiri.

Të pranishmëve në këtë ekspozitë, me fjalë rasti ju drejtua edhe profesori Martin Gulevski, i cili e vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e studentëve. ,,Dëshiroj t’i përgëzoj studentët për punën që kanë bërë, të gjithë janë studentë shembullorë dhe kreativ. Për mua mbeten si një nga gjeneratat më të mira deri më tani. Janë bashkëpunëtorë tepër të mirë, dhe puna që kanë bërë ata është për t’u çmuar. Shpresojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me aktivitete të kësaj natyre”, tha profesori Martin Gulevski.

Po ashtu, në këtë aktivitet u tha se punimet e studentëve janë pika referente kyçe për krijimin e vizionit, dizajnit, praktik e makroskopik, ngase pasqyrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë vlerat e caktuara të një projeksioni me tema aktuale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *