Home / Kryesoret / “Sulmet e Rusisë kundrejt civilëve në Siri janë shumë shqetësuese”

“Sulmet e Rusisë kundrejt civilëve në Siri janë shumë shqetësuese”

– Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka konsideruar “shumë shqetësuese” humbjen e jetëve të civilëve si pasojë  e sulmeve ajrore ruse në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner ka folur rreth raporteve për humbjet e jetëve të civilëve si pasosjë e sulmeve ajrore të Rusisë të përmendur në raportet e publikuar nga organizatat  e të drejtave të njeriut.

Toner duke tërhequr vëmendjen se në lidhje ke këtë çështje ka shumë raporte nga institucionet e shoqërisë civile tha se “sulmet e Rusisë kundrejt civilëve janë shumë shqetësuese”.

Toner ka vënë në dukje se si rezultat i sulmeve ajrore ruse në Siri janë vrarë qindra civilë. Ai ka theksuar se krahas këtyre në muajt tetor dhe nëntor 130 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e bombardimeve të Rusisë me objektiv qendrat shëndetësore, shkollat dhe tregjet.

Gjithashtu ka theksuar se kanë shqetësime të thella në lidhje me vrasjet e civilëve dhe ka tërhequr vëmendjen se kryesisht për shkak të sulmeve ajrore të Rusisë janë rritur vdekjet e civilëve.

Ndërsa për vrasjen e civilëve pas sulmeve dhe vendosjen nën objektiv të grupeve të cilët mbështesin kërkesat për një zgjidhje politike në Siri Toner ka pohuar se këto akte “po minojnë kërkimin për një zgjidhje politike”.

Ndër të tjera Toner ka theksuar se kreu i Departamentit të Shtetit, John Kerry këto shqetësime ia ka shprehur në një bisedë telefonike edhe homologut të tij rus, Sergey Lavrov.

– Vrasja e opozitarit Zehran Allush në Siri-

Toner në lidhje me vrasjen e komandantit të Përgjithshëm të Organizatës Ushtria Islame, Zehran Allush ka tërhequr vëmendjen se nuk ka një informacion të qartë se nga kush është vrarë. Gjithashtu ai ka theksuar se Kerry në bisedën telefonike me Lavrov ka sjellë në rendin e ditës këtë çështje bashkë me vdekjen e civilëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *