Home / Lajme / Maqedoni / Takim vjetor ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit për partneritet të NATO-s

Takim vjetor ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit për partneritet të NATO-s

Në selinë e NATO-s në Bruksel në suaza të Planit veprues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, sot do të mbahet takim i rregullt vjetor me Komitetin për partneritet dhe bashkëpunim të sigurisë së NATO-s.

Sekretarët shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Elena Kuzmanovska dhe Elizabeta Çupovska Ristova, do ta kryesojnë delegacionin e Maqedonisë në takimin e ardhshëm, në të cilin do të prezantohet Programi kombëtar vjetor për anëtarësimin në NATO për vitin 2015-2016.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, dokumenti i cili do të prezantohet e konfirmon angazhimin e Qeverisë për zbatimin e reformave të projektuara të domosdoshme për marrjen e ftesës për anëtarësim në Aleancën Verialtlantike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *