Home / Lajme / Maqedoni / Të hënën seanca për të akuzuarit e incidentit të Kumanovës

Të hënën seanca për të akuzuarit e incidentit të Kumanovës

Të hënën, më 7 dhjetor, në Gjykatën Themelore në Shkup do të mbahet seanca për vlerësimin e aktakuzës ndaj 29 personave në rastin e Kumanovës.

Kjo seancë do të mbahet me kërkesë të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve në kundërshtim të kualifikimit të veprës penale.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe për terrorizëm bazuar në neni 394 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë. Sipas dispozitave të këtij kodi, nëse vërtetohen akuzat e Prokurorisë, mund të shqiptohet burg i përjetshëm për të akuzuarit.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *