Home / Kryesoret / Të martën takim i liderëve

Të martën takim i liderëve

Të martën më 15 dhjetor do të ketë takim të liderëve për çështjen e përbërjes së KSHZ-së dhe mediat, ka deklaruar lidëri i LSDM-së ZoranZaev

Zaev pret që javën e ardhshme Komisioni Shtetëror zgjedhor të konstituohet dhe të fillojë profesionalisht të punojë. Në takimin e liderëve pritet të marrin pjesë katër liderët e partivë politike të cilat ishin të kyçura në grupet punuese për bisedimet ne lidhje me implementimin e marrëveshjes së Përzhinos.

“Tashmë i kemi shkelur këto afate dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe zgjedhja e përbërjes së saj, para së gjithash pjesa e ekspertëve është gjëja që ka ngecur, por edhe pasojat përkatësisht çështjet indirekte që hapen nga KSHZ-ja, siç është pastrimi i listës zgjedhore, kompetenca e re e KSHZ-së, ndërhyrja e plotë në këtë çështje në pajtim me kompetencat e reja në Kodin Zgjedhor që janë të definuara në KSHZ, çështje këto nga të cilat varet çiltërsia e procesit zgjedhor,” deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Sipas tij, hyrja e LSDM-së në ministrit kyçe është në “interes të qytetarëve dhe në funksion të parandalimit të keqpërdorimit të institucioneve, ashtu siç ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit, posaçërisht para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve”.

Lidhur me aferën për letërnjoftimet, Zaev tha se hetimin po e udhëheq Prokuroria Publike ndërsa ka shtuar se me rëndësi është që të ketë hetim kualitativ e cila do t’i jap të gjitha përgjigje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *