Home / Kryesoret / Tetova bën thirje që të bojkotohet mësimi, shkak ndotja e ajrit

Tetova bën thirje që të bojkotohet mësimi, shkak ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit në Tetovë, mbrëmë ka kapur majat e helmimit, duke vështirësuar frymarrjen dhe duke krijuar gjendje alarmi tek qytetarët. Ndërkohë në anën tjetër lëvizja “Nëna dhe Fëmija” nëpërmjetë facebookut zyrtar të saj ka informuar se përkrahin idenë qytetare për bojkot të mësimit.

Njoftim nga Lëvizja Nëna dhe fëmija

Të nderuar vendosëm të perkrahin idenë dhe inicijativën e qytetarëve për të bojkotuar mësimin nesër për fëmijët tanë. Gjithë ata që kanë femijë në shkollë duhet të perkrahin këtë iniciative duke mos i dërguar fëmijët në shkollë. Sonte ndotja arriti kulminacionin 996 PM10 dhe akoma jemi në prag të dimrit. Fëmijët tanë nga nesër bojkotojnë mësimin duke mos pranuar të eksponohen në helmim derisa nuk ka masa konkrete nga pushteti lokal dhe qeveritar. Bashkangjituni edhe ju. Ti themi jo helmimit.

Ndërkohë dhe Arianit Xhaferi, drejtuesi i lëvizjes EcoGuerilla, nëpërmjet facebook i ka bërë thirrje komues së Tetovës që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe i’u bën ftesë prindërve që mos i çojnë fëmijët e tyre në shkolle.

arianit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *