Home / Kryesoret / Tetova në këmbë sot kundër ndotjes

Tetova në këmbë sot kundër ndotjes

Në Tetovë edhe sot do të mbahen protestat kundër ndotjes kancerogjene dhe pranisë së madhe të Grimcave PM në ajër. Pas protestave masive të ditës s ëenjte ku u dërgua mesazh i fortë kundër ndotjes, edhe sot pritet që të ketë një numër i madh i qytetarëve që do të shprehin revoltëne tyre kundër ndotjes në Tetovë dhe rethinë.Protestat e sotme do të fillojnë në ora 13.00 në Sheshin Iliria dhe organizohen nga ana e Lëvizjes Eco Guerilla të ndihmuara nga lëvizja tjetër “Nëna dhe Fëmija”.Poashtu këtë protestë e kanë përkrahur edhe shumë shoqata të tjera joqeveritare.

Organizatorët e protestës së sotme kanë theksuar se nuk qëndrojnë prapa këtyre problemeve por vetë qytetarët. “ Kushdo që mund të ketë ndërmend të shkaktojë incidente gjatë këtyre manifestimeve do i shërbejë vetëm autoriteteve të korruptuara, oligarkëve rusë të Jugohromit dhe të keqes.Duam t’ju themi qartë e shkurtë se prona publike dhe private nuk guxon të preket nga askush, dhe më e rëndësishmja policia nuk është armiku jonë. Ata janë bijtë e bijat e këtij populli që helmohet çdo ditë, dhe do jenë aty për të garantuar sigurinë tonë dhe mbarëvajtjen e protestave.Distancohemi nga çdo element joqytetar i protestës së individëve të caktuar që mund të kenë agjenda tjera dhe që do e dëmtojnë dhe pengojnë rrugën tonë drejt realizimit të të drejtave tona njerëzore”, thuhet në apelin e dy lëvizjeve që organizan protestën.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *