Home / Kryesoret / Tetova si Hiroshima, qytetarët vendosin maska kur lëvizin në qytet

Tetova si Hiroshima, qytetarët vendosin maska kur lëvizin në qytet

Aktivistë të lëvizjes ekologjike “Eco Guerilla” sot në qytetin e tetovës shpërndanin maska për qytetarët, me qëllim që sadopak të ju mundësojnë qytetarëve të thithin ajër të pastër, e jo ajër të ndotur që përbërjen e vet përmban edhe grimca PM10 të për të cilat grimca mjekët kanë konstatuar se janë grimca kancerogjene. Nga Lëvizja Eco Geruilla thonë se niveli I ndotjes së ajrit në qytetin e Tetovës vazhdon të jetë I lartë duke tejkaluar shumë herë masën e lejuar, andaj ne vendosëm që sot të dalim në rrugët e qytetit për të ju shpërndarë masak qytetarëve, maska këto që sadopak ndikojnë në pastrimin e ajrit të ndotur që thithim deklaruan nga kjo lëvizje, njofton Tv Koha.

Në ndërkohë edhe qytetarët vazhdonin të shprehnin revolten e tyre, për nivelin e lartë të ndotjes, dhe apelojnë deri tek organet kompetente që përfundimisht këtij problemi t’i gjendet një zgjidhje përfundimtare, raporton Tv Koha

Ndryshe niveli i ndotjes në qytetin e Tetovës vazhdon të jetë alarmant ditëve të fundit, duke tejkaluar për shumë herë masën e lejuar . Gazetarë /Jetmir Bajrami (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *