Home / Kryesoret / Tetova zgjohet në protesta

Tetova zgjohet në protesta

Që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugët e Tetovës vërehen nxënës të cilët protestojnë kundër ndotjes kancerogjene. Fillimisht kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme ekonomike, ndërsa pas edhe nxënësit e Gjimnazit Shtatë Marsi.Koh pas kohe para komunës së Tetovës dhe në qendër të Tetovës dalin nxënës të cilët protestojnë dhe më pas shpërndahen. Në orët e mesditës është paralajmëruar edhe një pres konferencë me gazetarë nga ana e kryetares së komunës së Tetovës.

Meret vesh, se drejtorët e shkollave të mesme i kanë thirrur urgjentisht të gjithë profesorët dhe këshillat e prindërve në shkollë për të bërë presion tek nxënësit që ndalojnë daljen e e tyre në protesta kundër ndotjes. Edhe në momentin kur po raportojmë vërehen nxënës me maska në fytyrë duke protestuar kundër ndotjes. Protestat e djeshme dhe të sotme i kanë paraparirë protestave të cilët do të mbahen nesër dhe pasnesër që janë paralajmëruar nga lëvizjet ambientaliste “Eco Guerilla” si dhe “Nëna dhe Fëmija” .

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *