Home / Kryesoret / Tetovarët sot drejt Shkupit për ajër të pastër!

Tetovarët sot drejt Shkupit për ajër të pastër!

Sot në ora 15:30 me autobusë të organizuar qytetarët e Tetovës nisen drejt Shkupit për të protestuar para Qeverisë.

Duke u nisur nga përvojat e kaluara ku QEVERIA e RM nuk ka respektuar asnjë afat dhe dispozitë ligjore lidhur me ndotjen enorme në Tetovë, Lëvizja “EcoGuerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija” fton qytetarët e Tetovës që të jenë pjesë e PROTESTËS PËR AJËR TË PASTËR, përpara Qeverisë në Shkup, të hënën më 28 dhjetor në ora 17.00.

Bashkë me lëvizjet tjera simotra nga qyteti i Shkupit dhe Manastirit, këtë radhë do të jemi para godinës së Qeverisë, si përgjegjësja kryesore për këtë AEROKALIPSË që po e përjetojmë përditë në jetët tona.

Të gjithë bashkë, ti themi një STOP të fuqishëm kësaj Qeverie, për këtë mospërfillje dhe i bëjmë ftesë që këtë problem ta ketë prioritetin kryesor të saj; që duhet ta zgjidh urgjentisht dhe pa zhagitje dhe retorikë të fjalëve boshe.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të hënën në ora 17:00, pa dallim të përkatësisë etnike, partiake, etj. të dalin dhe ngrisin zërin për këtë padrejtësi të madhe që po na ndodh, nëse jo për vete, këtë ta bëjnë për fëmijët e tyre.

Nisja bëhet nga qendra e qytetit në ora 15:30.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *