Home / Kryesoret / Tetovë: Ndalohen 3 persona, në automjetin e tyre është gjetur ‘lëndë narkotike’

Tetovë: Ndalohen 3 persona, në automjetin e tyre është gjetur ‘lëndë narkotike’

Mbrëmë rreth orës 23.30 minuta, në lagjen “Vonvardarska” në Tetovë, policia e Tetovës ka ndaluar një makinë “Ford Focus” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 27-vjeçari B.S nga Tetova, dhe në të cilin ishin edhe bashkudhëtarët B.SH. (26) dhe F.I (17) nga Palçishti i Poshtëm, njofton SPB-Tetovë.

Gjatë kontrollit të automjetit, në brendësi në ndenjësen e pasme është gjetur një qese plastike me një substancë të panjohur me bar të gjelbër që është fotodokumentuar , dhe me vërtetim janë marr për ekspertizë.

Në koordinim dhe konsultim me prokurorin publik, të tre personat janë arrestuar dhe janë ndaluar në Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë.

Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *