Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, nxënësit marrin në dorë protestat , prindërit i mbështesin fuqishëm

Tetovë, nxënësit marrin në dorë protestat , prindërit i mbështesin fuqishëm

Një shkrim rrenqethës vjen nga një mjek në Tetovë, ai shkruan se djali i tijë 18 vjeçar ka vendosur se do të protestojë deri në fund për ajrin e ndotur në Tetovë.

Mjeku i ka dhënë mbështetje djalit të tijë sepse është për shëndetin dhe ardhmërijën e fëmijëve të këtijë qyteti.

Mbrëmë vonë,pasi u kthyem nga puna me bashkëshorten, diku rreth orës 22:40,te dera e banesës na priste djali ynë,nxënës në vitin e katërt të shkollës së mesme të Mjekësisë.Pasi u përshëndetëm,me një entuziazëm dhe seriozitet që nuk e kishim parë deri më sot,na u drejtua me fjalët:
“O bab,ne e nisëm sot protestën për ndalimin e helmimit tonë nga ajri i ndotur prej “Jugohromit”,dhe do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim”.
-Vazhdoni djal’ e mos u ndalni,se bëhet fjalë për arrdhmërinë tuaj!-iu përgjigja unë.
U ndje krenar që e përforcova qëndrimin e tij,përderisa unë kalova në dhomën tjetër me lotë në sy nga nji ndjenjë gëzimi që më pushtoi prej asaj që dëgjova nga djali im,dhe thashë ndër vete:MU RIT DJALI.
Ky është sugari.
Ai tjetri,djali i madh-24 vjeçari,vazhdon të punojë në këtë drejtim,dhe s’ka nevojë për suportime.
Zoti i bëftë fëmijët tanë pishtarë të mbrojtjes së dinjitetit kombëtar në çdo fushë të jetës, AMIN!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *