Home / Kryesoret / Tetovë: Vidhen bizhuteri ari dhe para në vlerë 3000 euro

Tetovë: Vidhen bizhuteri ari dhe para në vlerë 3000 euro

Dje në mes orës 13 dhe 15 të pas ditës, persona të panjohur kanë kryer grabitje në një apartament në rrugën “JNA” në Tetovë, në pronësi të 52-vjeçarit V.Z nga Tetova, njofton SPB-Tetovë.

Pasi e kanë hapur me forcë derën e përparme, kanë kontrolluar plotësisht të gjitha dhomat në apartament dhe në sirtarin e dhomës së ndenjes në një kuti prej druri kanë marr stoli ari dhe 800 euro para të gatshme .

Me gjithçka që janë marr, pa u vënë re nga askush, ata janë larguar nga banesa, duke shkaktuar dëme të përgjithshme të cilat, sipas pronarit të banesës është vlerësuar në 180 mijë denarë.

Pas inspektimit janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbulimin e autorëve dhe sqarimin e të gjitha detajeve që lidhen me këtë vjedhje

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *