Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovë:Kërkohet më shumë kudjes nga këmbësorët (VIDEO)

Tetovë:Kërkohet më shumë kudjes nga këmbësorët (VIDEO)

Rritet numri i viktimave në aksidentet rrugore. Sipas të dhënave të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, në 9 muajt e parë të vitit 113 persona kanë humbur jetën. Shkaqet për këto aksidente rrugore janë disa si mospërshtatja e shpejtësisë ose vozitja e shpejtë,më mos përfillja e rregullave në komunikacion, mos mbajtja e anës, mos respektimi i përparësisë së kalimit. drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, por edhe cilësia e keqe rrugëve. Shqetësues ështe fakti se në një përqindje të konsiderueshme të këtyre aksidenteve viktimë janë këmbësorët.Qytetarët e Tetovës shprehin shqetësimet e tyre për rreziqet që ju kanosen në trafikun rrugor. Ata thonë se janë drejtuesit e automjeteve ata të cilët nuk rrespektojnë rregullin e përparësisë së kalimit në vendkalimet e parapara për këmbësorë, që janë të shënuara më vija të bardha, disave nga shoferët vijat e bardha ju duken vetëm si dekor rrugor, dhe në vend se të ndalojnë të respektojnë rregullat e komunikacionit, të respektojnë sinjalistikën, të tregojnë një kulturë në komunikacion ndodh e kundërta. Nëqoftëse ne si kembësorë nuk nuk jemi vigjilent, të kujdesshëm në momentet kur kalojmë rrugën atëherë edhe mund ta pësojmë shume keq. Por nuk duhet anashkaluar fakti që në shumë raste të aksidenteve fajtorë kanë qenë edhe këmbësorët e jo vetëm shoferët, thonë qytetarët, njofton Tv Koha.

Ndryshe nga sektori për punë të brendshme në Tetovë vazhdimisht apelojnë deri tëk qytetarët, shoferët, këmbësorët, që të respektojnë shenjat, rregullat e komunikacionit rrugorë, të përshtasin shpejtësinë me cilësinë e rrugëve dhe të mos ngasin automjetet në gjendje të dehur.

 

Gjithashtu lexo

Furgoni shkel për vdekje një grua

Një grua humbi jetën sot në lagjen e Shkupit “Debar Mallo”, pasi e shtypi një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *