Home / Lajme / Rajon / Thaçi fton qytetarët në kryengritje kundër BE’së

Thaçi fton qytetarët në kryengritje kundër BE’së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti absurde vonesën për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka thënë se sot me të drejtë çdo qytetar i Kosovës nëse nuk ndodhë rekomandimi këto ditë, duhet të ndihet i zhgënjyer dhe i fyer, e me të drejtë krejt skena politike qytetarët, shoqëria civile, mediat mund të protestojmë kësaj radhe para selisë së Zyrës së BE-së në Prishtinë, dy milionë qytetarë për padrejtësitë dhe diskriminimin e BE-së në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën, protestë të qetë natyrisht….

Kjo paqartësi e këtyre ditëve e Brukselit paraqet një vonesë absurde në raport me rekomandimin për liberalizim. Unë jam i vetëdijshëm që kjo do të ndodhë ose në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, por është krejtësisht i padrejtë ky hezitim në raport me Kosovën. Kjo vonesë në të njëjtën kohë paraqet edhe rreziqe të ndryshme edhe për Kosovën. Mund të nxisë elemente të radikalizmit fetar për të shfrytëzuar këtë vonesë evropiane në raport me Kosovën. Po nxit dhe po shfrytëzohet edhe prej ekstremizmit politik me idetë dhe projektet që nuk janë në përputhje me vlerat euroatlantike të Kosovës. Po nxit dhe po rrezikon migrimin e ri të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së dhe pastaj përsëri Kosova për të paguar çmim. Kjo vonesë e padrejtë e BE-së në raport me Kosovën po rrezikon dhe vonon edhe procese të rëndësishme për fqinjësinë e mirë me vendet e rajonit, në veçanti me normalizimin marrëdhënieve me Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel e vazhdimin e atij procesi. Neve na kërkohet dialog e në anën tjetër, përpos anëtarëve të delegacionit, çdo qytetar është i privuar nga e drejta për të lëvizur në Evropë. Nuk është e mjaftueshme që vetëm bartësit e institucioneve të kenë në pasaportat e tyre viza, kur nuk e ka student, qytetari, punëtori e biznesmeni. Kjo është thirrje e Qeverisë së Kosovës ndërgjegjes evropiane në raport me Kosovën. Ne jemi ballafaquar me reagime të ndryshme. Unë jam një prej njerëzve që kam dhënë për këto procese prej 7 vitesh. Kjo shpresë e Brukselit në raport me Kosovën nuk duhet të jetë shpresë e thatë, por një vendim substancial që lidhet direkt me interesat e qytetarëve. Përndryshe çdo qytetar i Kosovës mund të troket për dy shtetësi në vendet e rajonit. Çdo serb mund të trokasë në Beograd, çdo shqiptar në Shkup e Tiranë. Me të drejtë të plotë në bazë të të drejtës kushtetuese për shtetësi e pastaj kush po mbetet pa viza në Kosovë, një numër i vogël i njerëzve. Kjo do të nxisë edhe reagime të ndryshme, pastaj në agjendat politike që mund të lëndojnë këtë konsensus politike qytetar për të ardhmen evropiane të Kosovës. Mund të paraqesë pasoja për sigurinë e stabilitetin, e përsëri faji na mbetet ne. Faji nuk është te ne. Kriteret i kemi realizuar një nga një e nganjëherë edhe të dyfishuara. Duhet ta thërrasim ndërgjegjen e lidershipit në Bruksel që të vlerësojë realisht të arriturat e Kosovës e të marrë vendime të guximshme për Kosovën siç po merr vendime shumë të guximshme për Ukrainën, Kolumbinë …BE duhet t’i japë fund këtij fjalori: Kosova duhet të jetë optimiste, drita po shihet në fund të tunelit… Ne qorr nuk jemi, po shohim. Neve duhet të na respektojnë ashtu siç jemi. Jemi vendi kampion kundër ekstremizmit fetar. Me të drejtë sot çdo qytetar i Kosovës nëse nuk ndodhë rekomandimi këto ditë, duhet të ndihet i zhgënjyer dhe i fyer, e me të drejtë krejt skena politike qytetarët, shoqëria civile, mediat mund të protestojmë kësaj radhe para selisë së Zyrës së BE-së në Prishtinë, dy milionë qytetarë për padrejtësitë dhe diskriminimin e BE-së në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën, protestë të qetë natyrisht….

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *