Home / Kryesoret / Thaçi: Marrëveshjet ndëkombëtare nuk janë lojë fëmijësh

Thaçi: Marrëveshjet ndëkombëtare nuk janë lojë fëmijësh

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se do të devalvohej shtetësia e Kosovës nëse do të tërhiqeshin nënshkrimet nga dy marrëveshjet, ajo për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Thaçi tha se marrëveshjet ndërkombëtare nuk “janë lojë fëmijësh”.

Njerëzit duhet ta kuptojnë se rënia e këtyre marrëveshjeve nënkupton devalvim të shtetit të Kosovës, kjo nuk është lojë fëmijësh. Këto dy marrëveshje nuk duhet të shndërrohen si mjete për devalvimin e shtetit”, tha Thaçi për televizionin publik .

Duke folur për Asociacionin, ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se ai do të formohet. Thaçi shtoi se protestat e paralajmëruara nga opozita në janar, nëse janë demokratike, atëherë nuk ka problem që të zhvillohen, por ai tha se opozita ka nevojë që të komunikojë më shumë për të ardhmen e vendit.

Protesta mund të ketë, kemi probleme sociale sepse ne nuk kemi bërë atë që kemi dëshiruar. Gjithçka që është në suaza të demokracisë është e pranueshme. Është me rëndësi që të ketë më shumë komunikim më tepër marrëveshje për shtetformimin e Kosovës. Këtë e them për opozitës që të shikojnë mundësinë për forcimin e shtetit.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *