Home / Kryesoret / Thaçi në Budapest takon krerët e shtetit

Thaçi në Budapest takon krerët e shtetit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar sot vizitën zyrtare dyditore në Hungari, i cili ka është pritur nga krerët e lartë të shtetit dhe ka nënshkruar marrëveshje ekonomike.

Thaçi ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe për thellimin e bashkëpunimit të gjithmbarshëm ndërshtetëror, me theks të posaçëm në ekonomi dhe në vazhdimin e mbështetjes së shtetit hungarez dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Thaçi dhe Szijjártó nënshkruan marrëveshjen për zhvillim ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë. Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi dhe sekretari hungarez i Shtetit për zhvillim ekonomik, János Fónagy, nënshkruan edhe marrëveshjen për transport rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

Ditën e parë të vizitës zyrtare në Hungari, zëvendëskryeministri Thaçi do ta përmbyll me një ligjëratë publike, të titulluar “Jetësimi i perspektivës euroatlantike të Kosovës”, të organizuar nga Instituti për Punë të Jashtme i Hungarisë.

Ndërsa, nesër, zëvendëskryeministri Thaçi do të pritet edhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orbán, me të cilin do të zhvillojë një takim bilateral.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të përmbyll vizitën e tij zyrtare në Hungari me një takim bilateral edhe me kryetarin e parlamentit hungarez, László Kövér.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *