Home / Kryesoret / Thaçi: Viti 2015 një vit i suksesshëm për Kosovën

Thaçi: Viti 2015 një vit i suksesshëm për Kosovën

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, e ka quajtur vit të suksesshëm vitin 2015.

Në një intervistë për gazetën “Epokën e Re” ai ka thënë se, nënshkrimi i MSA-së, tërheqja e një miliard e gjysmë investime nga jashtë dhe krijimi i kornizës ligjore që garanton gjyqësor të pavarur janë arritjet kryesore për këto 12 muaj.

Sipas Thaçit, Kosova është bërë shembull i bashkëjetesës fetare dhe kundërshtimit të radikalizmit dhe të ekstremizmit në rajon.

Ai ka shtuar  se, nuk ka asnjë arsye të vonohen apo të pengohen proceset politike në Kosovë.

Gjithashtu numri dy i qeverisë nuk ka harruar të flasë edhe për kandidimin e tij për president duke u shprehur se nuk pret që të ketë pengesa në zgjedhjen e tij.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *