Home / Kryesoret / Thaçi:Të mos prolongohen zgjedhjet

Thaçi:Të mos prolongohen zgjedhjet

Lideri I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi gjatë vizitës në Bruksel ka takuar Joseph Daul kreun e partive Popullore Evopiane. Poashtu Thaçi ka takuar Ivo Vajgl – Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.Sipas informacioneve, kryetari Thaçi, ka kërkuar nga raportuesi Vajgl, që të mos ketë prolongim të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 24 prill të vitit të ardhshëm.Për këtë Thaçi, ka marrë garanca se edhe Vajgl është i mendimit që të mos shtyhen zgjedhjet e 24 prillit që është pjesë e marrëveshjes së 2 qershorit. “Takimi dytë ka qenë pak më I lehtë të themi, sepse raportuesi Vajgl, vjen nga Sllovenia dhe e njeh mentalitetin dhe I kupton problemet etnike në Maqedoni. Nga ana jonë ne kemi treguar gatishmërinë dhe orientimin për zgjedhje të liram fer dhe demorkatike dhe mos prolongohen zgjedhjet sepse do të kishe probleme tjera”, citohet të ketë thënë Thaçi pas këtij takimi. Sipas Thaçit në takimin me Vajgl është biseduar edhe për bisedimet në nivele të grupeve të partive politike si dhe në takimet e liderëve, aspak nuk është biseduar për raportet ndëretnike dhe implementimin e marrëveshjes së Ohërit.Mendoj se nëse vazhdojmë ëkshtu, do të japim një mesazh të keq për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni se të drejtat dhe shqetësimet e tyre nuk janë të rëndësishme për këtë dialog”, ka thënë Thaçi, në kuadër të vizitës dy ditore   në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *