Home / Kryesoret / Todsorov mbetet ministër

Todsorov mbetet ministër

Ata kërkuan dorëheqjen e ministrit Todorov, për shkak, siç theksuan, udhëheqjes së papërgjegjshme dhe joprofesionale me sistemin shëndetësor dhe lëshimet sistematike. Sipas tyre, Todorov duhet të japë dorëheqje për shkak të vdekjes së disa pacientëve në vitin e kaluar, mosrealizimin e disa projekteve, si dhe për largimin e rreth 700 mjekëve nga Maqedonia.

Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja e vlerësuan interpelancën si të pabazë dhe pa argumente. Ata theksuan se për dallim nga e kaluara tani investohet në rikonstruimin dhe ndërtimin e objekteve shëndetësore, është furnizuar pajisje bashkëkohore mjekësore, janë realizuar një seri e projekteve me të cilat është përmirësuar shërbimi shëndetësor i qytetarëve, janë zvogëluar çmimet e ilaçeve dhe është punësuar kuadër mjekësor.

Në pjesën e pasdites të debatit Goran Milevski nga PLD-ja akuzoi se me dhënien e qendrave për diagnozë nën koncesion është rritur çmimi i dializës dhe për 10 për qind është rritur vdekshmëria te këta pacientë dhe se furnizohen ilaçe jocilësore me çmim të lirë.

Ministri Todorov nuk i pranoi akuzat, duke theksuar se nga ulja e çmimit të ilaçeve janë kursyer 33 milionë euro dhe se ilaçet që furnizohen janë nga prodhuesit e njëjtë nga të cilët janë furnizuar edhe në të kaluarën.

Si manipulim i hodhi poshtë edhe akuzat se janë furnizuar ilaçe jocilësore duke potencuar se furnizohen të njëjtat ilaçe si më parë, por me çmim më të ulët.

Në pjesën e paradites në seancë, ministri Todorov duke u përqendruar në reformat e zbatuara gjatë mandatit të tij mes të tjerash theksoi se është hapur Kardiokirurgji shtetërore, Kardiokirurgji e fëmijëve, kardiologji intervente në shumë qytete.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *