Home / Kryesoret / Turqi, lirohen 35 të akuzuarit për “tentim të përmbysjes së qeverisë”

Turqi, lirohen 35 të akuzuarit për “tentim të përmbysjes së qeverisë”

Gjykata e Stambollit sot mori aktvendim me të cilin lirohen 35 persona, të cilët u akuzuan për “tentim të përmbysjes së qeverisë së Republikës së Turqisë” në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të akuzuarve më së shumti kishte tifozë futbolli, veçmas nga Carsia, pjesëtarë të grupit më të flaktë të tifozëve të Beshiktash-it nga Stambolli.

Ata janë liruar nga të gjitha pikat e akuzës, mes tjerash për “përfshirje dhe tentim të rrëzimit të qeverisë së kryeministrit të atëhershëm Recep Tayyip Erdogan”, president i tanishëm i Turqisë, si dhe “formimin e bandave kriminale dhe për rezistencë ndaj policisë”.

Gjithashtu lexo

KSHZ sot fillon zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot hap procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *