Home / Lajme / Botë / Turqi: Peshkatarët kanë nxjerrur nga deti trupat e dy fëmijëve

Turqi: Peshkatarët kanë nxjerrur nga deti trupat e dy fëmijëve

Trupat e dy fëmijëve refugjatë nga Iraku janë nxjerrë nga deti Egje jo fort larg nga vendpushimi Çeshme në Turqi, bën të ditur agjencia Dogan.

Peshkatarët lokalë kanë parë trupat e dy fëmijëve gjashtë dhe dy vjeç se si “notojnë” në det, ku më pastaj i kanë nxjerrë dhe ia kanë dorëzuar rojës bregdetare në Izmir.

Mediat turke kanë deklaruar se dy fëmijët e vdekur kanë qenë në mesin e 200 refugjatëve, të cilët të gjithë janë shpëtuar, transmeton AFP.

Sipas të dhënave të OKB-së nga fillimi i vitit më shimë se 650 mijë refugjatë kanë kaluar nëpër det nëpërmes Turqisë te ishujt grekë.

Rreth 500 refugjatë janë fundosur në ujë në tentim që nëpërmes detit të arrijnë në Evropë.

Në Turqi ka arritur numri më i madh i refugjatëve, prej të cilëve 2.2 milionë nga Siria.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *